|
MARRĖVESHJA E PĖRKOHSHME PĖR PAQE DHE VETĖQEVERISJE NĖ KOSOVĖ
Palėt e Marrėveshjes sė tanishme:
-Tė bindur nė nevojėn pėr zgjidhje paqėsore dhe politike nė Kosovė, si parakusht pėr stabilitet dhe demokraci,
-Tė pėrcaktuar qė tė krijojnė mes paqėsor nė Kosovė,
- Duke ritheksuar pėrcaktimin pėr Qėllimet dhe Parimet e Kombeve tė Bashkuara, gjithashtu edhe tė principeve tė OSBE-sė, duke pėrfshirė Aktin Final tė Helsinkit dhe Karten e Parisit pėr njė Evropė tė re.
-Duke rikujtuar zotimin e bashkėsisė ndėrkombėtare pėr sovranitetin dhe integritetin territorial tė Republikės Federale tė Jugosllavisė.
-Duke rikujtuar elementet / principet themelore tė adaptuara nga Grupi i kontaktit nė takimin e ministrave nė Londėr me 29 janar 1999.
-Duke kuptuar nevojėn pėr vetėqeverisje demokratike nė Kosovė mbi bazėn e pjesėmarrjes sė plotė tė anėtarve tė tė gjitha bashkėsive nacionale nė dhėnien e vendime politike,
-Me deshirė qė tė sigurohet mbrojtja e tė drejtave tė njeriut e tė gjithė individėve nė Kosovė, duke pėrfshirė veēanėrisht tė drejtatė e tė gjithė anėtarėve tė tė gjitha bashkėsive nacionale,
-Duke vlerėsuar kontributin aktual tė OSBE-sė pėr paqėn dhe stabilitetin nė Kosovė,
-Duke konstatuar se kjo marrėveshje ėshtė arritur nėn patronazhin e anėtarėve tė Grupit tė Kontaktit dhe tė Bashkimit Evropian dhe zotimin e kėtyre anėtarėve si dhe tė Bashkimit Evropian pėr tju pėrmbajtur kėsaj Marrėveshjeje,
-Tė vetėdijshėm se respektimi i plotė i kėsaj Marrėveshjeje do tė ketė rėndėsi tė dorės sė parė nė zhvillimin e marrėdhėnieve me institucionet evropiane, jemi pajtuar, pėr sa vijon:
Korniza
NENI I: Parimet
1. Tė gjithė qytetarėt e Kosovės do tė gėzojnė pa diskriminim, tė drejta dhe liri tė barabarta qė pėrfshihen nė kėtė marrėveshje.
2. Bashkėsitė nacionale dhe anėtarėt e tyre do tė gėzojnė tė drejta shtesė siē janė numėruar nė Aneksin I. Autoritetet e Kosovės, Federale dhe ato Republikane nuk do tė ndėrhyjnė nė ushtrimin e kėtyre tė drejtave shtesė. Bashkėsitė nacionale, sipas ligjit do tė jenė tė barabarta siē ėshtė pėrcaktuar kėtu dhe nuk do tė pėrdorin tė drejtat shtesė pėr ti shkelur tė drejtat e bashkėsive tė tjera nacionale, ose tė drejtat e qytetarėve, sovranitetit dhe integritetit territorial tė Republikės Federale tė Jugosllavisė, apo dhe funkcionimin e qeverisjes pėrfaqėsuese demokratike nė Kosovė.
3. Tė gjitha instancat nė Kosovė do tė respektojnė plotėsisht tė drejtat e njeriut, demokracinė dhe barazinė e qytetarėve dhe bashkėsive nacionale.
4. Qytetarėt nė kosovė do tė gėzojnė tė drejtėn e vetėqeverisjes demokratike pėrmes institucioneve legjislative, ekzekutive, juridike dhe tė tjera, tė cilat do tė themelohen nė pajtim me kėtė Marrėveshje. Ata do tė kenė rastin qė tė pėrfaqėsohen nė tė gjitha institucionet e Kosovės. E drejta pėr vetėēeverisje demokratike do tė pėrfshij tė drejtėn pėr pjesėmarrje nė zgjidhjet e lira dhe tė drejta.
5. Ēdo individ nė Kosovė mund tė gėzojė tė drejtėn qė tu drejtohet institucioneve ndėrkombėtare pėr mbrojtjėn e tė drejtave nė pajtim me procedurat e pėrcaktuara tė atyre institucioneve.
6. Palėt pranojnė se ato do tė veprojnė vetėm brenda pushtetit dhe pėrgjegjėsive tė tyre nė Kosovė qė janė numėruar me kėtė marrėveshje. Aktet jashtė kėtij pushteti dhe pėrgjegjėsive nuk do tė kenė kurrfarė vlere. Kosova do tė ketė tė gjitha tė drejtat dhe pushtetin qė pėrfshihet nė vijim, duke pėrfshirė nė veēanti pėrshkrimin nė Kushtetutė, Kapitulli I. Kjo marrėveshje do tė aplikohet drejtėpėrsėdrejti dhe do ti mbisundojė tė gjitha dispozitat e tjera ligjore tė Palėve. Palėt do ti harmonizojnė praktikat e tyre tė qeverisjes dhe dokumentet me kėtė marrėveshje.
7.Palėt pajtohen tė bashkėpunojnė plotėsisht me tė gjitha organizatat ndėrkombėtare qė punojnė nė Kosovė nė implementimin e kėsaj Marrėveshjeje.
NENI II: Masat e Ndėrtimit tė Besimit
Ndėrprerja e Pėrdorimit tė dhunės
1.Pėrdorimi i dhunės nė Kosovė do tė ndėrpritet menjėherė. Nė pėrputhshmėri me kėtė marrėveshje, shkeljet e pohuara tė armėpushimit do tu raportohen vėzhguesve ndėrkombėtar dhe ato nuk do tė pėrdorėn pėr tė justifikuar dhunėn si pėrgjigje.
2.Statusi i policisė dhe forcave tė sigurisė nė Kosovė, pėrfshirė kėtu edhe tėrheqjen e forcave, do tė qeveriset sipas dispozitave tė kėsaj Marrėveshjeje. Forcat paramilitare dhe tė parregullta nė Kosovė janė tė papajtueshme me dispozitat e kėsaj Marrėveshjeje.
KTHIMI
3. Palėt e njohin se tė gjithė pėrsonat kanė tė drejtė tė kthehen nė shtėpitė e tyre. Autoritetet e pėrshtatshme do ti ndėrmarrin tė gjitha masat e nevojshme qė tė mundėsojnė kthimin e sigurtė pėrsonave, duke pėrfshirė dhėnien e dokumenteve tė nevojshme. Tė gjithė individet do tė kenė tė drejtė tė rimarrin pasuritė e tyre tė patundshme, tė drejtėn e shfrytėzimit tė pronės shtetrore, dhe tė rehabilitojnė pronėn dhe pasurinė e tyre. Palėt do ti ndėrmarrin tė gjitha masat e domosdoshme pėr rikthimin e pėrsonave nė Kosovė.
4. Palėt do tė bashkėpunojnė me Komisariatin e Lartė pėr Refugjatė (UNHCR) nė tė gjitha pėrpjekjet e tij, si dhe me organizatat e tjera ndėrkombėtare joqeveritare rreth riatdhesimit dhe kthimit tė personave, duke pėrfshirė ato organizata tė cilat do tė vėzhgojnė trajtimin e personave pas kthimit tė tyre.
Lejimi i Ndihmės Ndėrkombėtare
5. Asnjė pengesė nuk do ti bėhėt qarkullimit normal tė mallėrave nė Kosovė, pėrfshirė materialet pėr rekonstruim tė shtėpive dhe strukturave. Republika Federative e Jugosllavisė nuk do tė kėrkojė viza, ēėshtjen rreth doganimit si dhe formalitet qė kėrkohen pėr Misionin pėr Implementim (IM), UNHCR-sė dhe organizatave tjera ndėrkombėtare, si dhe organizatave joqeveritare tė cilatė punojnė nė Kosovė, tė determinuara nga Shefi i Misionit pėr Implementim (CCIM-angl.)
6. I tėrė personeli, qoftė kombėtar apo ndėrkombėtar i angazhuar me punė nė organizatat ndėrkombėtare ose joqeveritare duke pėrfshirė Kryqin e Kuq tė Jugosllavisė, do tė ketė qasje tė palimituar nė gjithė popullin e Kosovės pėr qėllime tė ndihmės humanitare. Tė gjithė personat nė Kosovė do tė kenė dhe hyrje tė ngjajshme tė pa penguar, tė sigurtė dhe tė drejtėpėrdrejtė nė selitė e organizatave tė tilla.
Ēėshtjet tjera
7. Organet Federale nuk do tė marrin asnjė vendim qė ka efekt tė ndryshėm, tė pabarabartė (tė papajtueshėm), tė dėmshėm ose diskriminues pėr Kosovėn. Vendime tė tilla, nėse ndodhin, do tė jenė tė pa vlera nė lidhje me Kosovėn.
8. Gjendja e jashtėzakonshme nuk do tė deklarohet nė Kosovė.
9. Palėt do tė pajtohen menjėherė me tė gjitha kėrkesat pėr pėrkrahje nga Misioni pėr Implementim (MI). Misioni pėr Implementim do tė ketė frekuencat e veta pėr transmetimin e Radio dhe TV programit pėr Kosovė. Republika Federative e Jugosllavisė do ti sigurojė tė gjitha mjetet e nevojshme, duke pėrfshirė edhe frekuencat pėr radio-lidhje pėr tė gjitha organizatat humanitare, pėrgjejgėse pėr shpėrndarjen e ndihmave nė Kosovė.
Arrestimi i Luftėtarėve dhe Ēėshtjet Juridike
10. Tė gjithė personat e ndaluar ose personat tė cilėt mbahen nga palėt pa akuza do tė lirohen. Palėt gjithashtu do ti lėshojnė dhe transferojnė, nė pajtueshmėri me kėtė marrėveshje, tė gjithė personat qė mbahen nė lidhje me konfliktin. Palėt do tė bashkėpunojnė plotėsisht me Komitetin Ndėkombėtar tė Kryqit tė Kuq (KNKK), tė lehtėsojnė punėn e tij nė pajtueshmėri me mandatin qė ka, duke pėrfshirė qasje tė plotė te tė gjithė personat e tillė, pavarėsisht nga statusi i tyre, kudo qė mund tė mbahen, pėr vizita nė pajtueshmėri me procedurat e punės standarde tė KNKK-sė.
11. Palėt do tė ofrojnė informata, pėrmes mekanizmave pėr kėrkim tė KNKK-sė, familjeve tė tė gjithė personave tė cilėt nuk figurojnė nėpėr rexhistrat e KNKK-sė. Palėt do tė bashėkpunojnė plotėsisht me KNKK dhe Komisionin Ndėrkombėtar pėr Pėrsonat e zhdukur nė pėrpjekjet e tyre pėr tė pėrcaktuar identitetin, vendqėndrimin dhe fatin e pėrsonave tė tillė.
12. Secila palė:
(a)- nuk do ta persekutojnė asnjėrin pėr krimet qė ndėrlidhen me konfliktin nė Kosovė, pėrveē personave tė akuzuar pėr shkelje serioze tė ligjit ndėrkombėtar humanitar. Nė mėnyrė qė tė ndihmohet transparenca, palėt do tu lejojnė ekspertėve ndėrkombėtar (pėrfshirė ekspertėt e Mjeksisė Ligjore) sė bashku me hetues shtetror;
(b)- do tė jepin amnesti tė pėrgjithshme, pėr pėrsonat, tė denuar pėr krime tė motivuara politikisht, tė ndėrlidhura me konfliktin nė Kosovė. Kjo amnesti nuk do tė vlejė, pėr ata qė denohėn nė mėnyrė tė duhur pėr shkelje serioze tė ligjit ndėerkombėtar humanitar, nė gjykime tė hapura dhe tė drejta, tė zhvilluara sipas standardeve ndėrkombėtare.
13. Tė gjitha Palėt do tė respektojnė obligimet e tyre pėr tė bashkepunuar nė hulumtimin dhe persekutimin e shkeljeve serioze tė ligjit ndėrkombėtar.
Nė bazė tė dispozitave tė Rezolutės 827 (1993) dhe Rezolutave vijuese tė Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara, palėt do tė ofrojnė bashkėpunim tė plotė rreth aktiviteteve tė Gjyqit Ndėrkombėtar pėr ish- Jugosllävinė gjatė hetimeve dhe pėrsekutimeve, duke pėrfshirė zbatimin e kėrkesave teØgjyqit dhe lehtėsimin e hulumtimeve.
(b)-Palėt do tu lejojnė ekspertėve ndėrkombėtar ( duke pėrfshirė edhe ekspertėt e Mjeksisė ligjore dhe Hulumtuesit) hyreje tė plotė, tė lirė dhe tė papenguar pėr tė hulumtuar tė gjitha pandehmat pėr shkelje serioze tė ligjit ndėrkombėtar humanitar.
Mediat e Pavarura
14. Duke pasur parasysh rėndėsinė e mediave tė lira dhe tė pavarura nė zhvillimin e njė klime demokratike, politike dhe tė domosdoshme pėr rindėrtimin dhe zhvillimin e Kosovės, Palėt do tė sigurojnė liritė mė tė mėdha tė mundėshme tė shtypit nė Kosovė nė tė gjitha mediat, publike dhe private pėrfshirė kėtu edhe gazetat, televizionin, radion dhe Internetin.
KAPITULLI 1
Kushtetuta
-Duke konfirmuar besimin e tyre nė shoqėri paqėsore, drejtėsi, tolerancė, dhe pajtim.
-Tė pėrcaktuar qė tė sigurojnė respektimin e tė drejtave tė njeriut dhe barazinė e tė gjithė qytetarėve dhe bashkėsive nacionale.
-Duke pasur parasyshė se ruajtja dhe promovimi i identitetit nacional, kulturor dhe gjuhėsor tė secilės bashkėsi nacionale nė Kosovė janė tė domosdoshme pėr zhvillim harmonik tė shoqėrisė paqėsore.
-Me dėshirė qė pėrmes kėsaj Kushtetute tė pėrkohshme tė formohen institucionet e vetėqeverisjes demokratike nė Kosovė bazuar nė respektin pėr integritet territorial dhe sovranitet tė Republikės Federale tė Jugosllavisė dhe prej kėsaj marrėveshjeje, prej tė cilave dalin organet e qeverisjes qė pėrfshihen nė vijim.
-Duke pasur parasysh se institucionet e Kosovės duhet ta bėjnė pėrfaqėsimin e drejtė tė bashkėsive nacionale nė Kosovė dhe ta praktikojnė ushtrimin e tė drejtave tė tyre dhe pjesėtarėve tė tyre.
-Duke i kujtuar dhe vėrtetuar principet / elementet bazike, tė miratuara nga Grupi i Kontaktit dhe nga takimi i ministrave tė kėtij grupi nė Londėr mė 29 janar 1999.
Neni I: Parimet e Vetqeverisjes Demokratike nė Kosovė
1. Kosova do tė qeverisė vetėveten nė mėnyrė demokratike nėpėrmjet tė organeve dhe institucioneve legjislative (ligjvėnse), ekzekutive, gjyqėsore, dhe tė tjera tė pėrcaktuara kėtu. Organet dhe institucionet e Kosovės do tė ushtrojnė pushtetin e tyre nė pajtim me dispozitat e kėsaj Marrėveshjeje
2. Tė gjitha autoritetet nė Kosovė do tė respektojnė plotėsisht tė drejtat e njeriut, demokracinė dhe barazinė e qytetarėve dhe bashkėsive nacionale.
3. Republika Federale e Jugosllavisė mbanė pėrgjegjėsi nė Kosovė pėr fushat vijuese, pėrveē nėse ėshtė pėrcaktuar nė vend tjetėr nė kėtė marrėveshje: (a) integriteti territorial, (b) ruajtja e tregut unik brenda Republikės Federale tė Jugosllavisė, pushteti i sė cilės do tė ushtrohet nė mėnyrė tė tillė qė tė mos bėjė diskriminimin ndaj Kosovės, (c) politika monetare,) (ē) mbrojtja, (d) politika e jashtme, (dh) sherbimet doganore, (e) tatimet federale, (ė) zgjidhjet federale, dhe (f) fusht tjera tė pėrcaktuara me kėtė Marrėveshje.
4. Republika e Serbisė do tė ketė pushtet nė Kosovė, ashtu si ėshtė pėrcaktuar nė kėtė Marrėveshje, duke pėrfshirė marrėdhėnien me zgjidhje republikane.
5. Qytetarėt nė Kosovė mund tė vazhdojnė tė participojnė nė fushat nė tė cilat Republika Federale e Jugosllavisė dhe Republika e Serbisė ka kompetenca pėrmes pėrfaqėsimit tė tyre nė Institucione relevante, pa paragjykim mbi ushtrimin e kompetencave nga ana e autoritetve tė Kosovės tė parashtruara nė kėtė Marrėveshje.
6. Sa i pėrket Kosovės:
Nuk do tė bėhėt ndryshim i kufijve tė Kosovės;
(b)Vendosja dhe pėrdorimi i policisė dhe forcave tė sigurisė do tė qeveriset me Kapitulli 2 dhe 7 tė kėsaj Marrėveshjeje; dhe
(c) Kosova do tė ketė pushtet qė tė ndėrmarrė marrėdhėnje me jashtė brenda
fushave tė pėrgjegjėsisė sė tyre ekuivalente me pushtetin e paraparė pėr Republikat sipas nenit 7 tė Kushtetutės sė Republikės Federale tė Jugosllavisė.
(7 Nuk do tė ketė ndėrhyrje nė tė drejtėn e qytetarėve, dhe tė bashkėsive nacionale nė Kosovėqė ti bėhėt thirrje institucioneve pėrkatėse tė Republikės sė Serbisė, pėr qellimet qė vijojnė:
ndihmėn nė pėrpilimin e plan-programeve dhe standardeve shkollore;
participimi nė programeve tė ndihmės sociale, siq ėshtė kujdesi pėr veteranėt e luftės, penzionerėt dhe pėrsonave tė hendikepuar; dhe
(c). Qytetarėt nė Kosovė mund tė vazhdojnė tė participojnė nė fushat nė tė cilat Republika Federale e Jugosllavisė dhe Republika e Serbisė ka kompetencė pėrmes pėrfaqėsimit tė tyre nė institucionet relevante, pa paragjykim mbi ushtrimin e kompetencave nga ana e autoriteteve tė Kosovės tė parashtruara nė kėtė Marrėveshje.
shėrbimet e tjera tė pranuara vullnetarisht, paraparė qė kėto shėrbime nuk kanė tė bėjnė me policinė dhe ēėshtjet e sigurisė qė do tė kontrollohen me Kapitullin 2 dhe 7 tė kėsaj Marrėveshjeje, dhe se cilido personel i Republikės qė shėrben nė Kosovė konform kėtij paragrafi, do tė jetė furnizues i paarmatosur i shėrbimeve qė vepron sipas ftesės sė bashkėsisė nacionale nė Kosovė.
(e)- Republika do tė ketė pushtet pėr pėrcaktimin e tatimeve dhe detyrimeve tjera pėr qytetarėt qė kėrkojnė shėrbime konform me kėtė paragraf, si pėrkrahje e domsodoshme e dispozitave tė shėrbimeve tė tilla.
8. Nėjsi themelore tė qeverisjės lokale tė Kosovės do tė jenė Komunat. Tė gjitha pėrgjegjėsitė e Kosovės jo shprehimisht tė parapara tjetėrkund, do tė jenė pėrgjegjėsi tė Komunave.
9. Pėr ruajtjen dhe promovimin e vetėqeverisjes demokratike nė Kosovė, tė gjithė kandidatėt pėr vende publike tė emruara, tė zgjedhura, apo tjera, dhe tė gjithė mbajtėsit e vendeve do ti pėrmbushin kėto kritere:
Asnjė person qė ėshtė duke vuajtur dėnimin tė shqiptuar nga Tribunali i Krimeve Ndėrkombėtare pėr ish-Jugosllavinė, dhe asnjė person qė ėshtė akuzuar nga Tribunali dhe qė nuk i ėshtė pėrmbajtur urdhėrit pėr tu paraqitur para Tribunalit, nuk mund tė jetė kandidat dhe nuk mund tė jetė bartės i asnjė funksioni; dhe
Tė gjithė kandidatėt dhe bartėsit e funksioneve do tė heqin dorė nga dhuna si mekanizėm pėr tė arritur qėllime politike; aktivitetet politike dhe tė rezistencės nė tė kaluarėn nuk do tė jenė pengesė pėr bartjen e funksioneve nė Kosovė.
Neni II: Kuvendi
Tė pėrgjithshme
Kosova do tė ketė Kuvendin, i cili do tė pėrbėhet nga 120 anėtarė.
Tetėdhejtė anėtarė do tė zgjedhen drejtėpėrdrejtė.
Dyzet anėtarėt e tjerė do tė zgjedhen nga anėtarėt e bashkėsive nacionale tė caktuara.
-Bashkėsitė, pjesėtarėt e tė cilėve pėrbėjnė sė paku 5 pėr qind tė popullsisė sė Kosovės apo mė pak se 5 pėr qind, do ti kenė 10 nga kėto vende, tė cilat do tė ndahen mes tyre nė pajtim me proporcionin e popullatės sė gjithmbashme.
-Bashkėsitė pjesėtarėt e tė cilėve pėrbėjnė sė paku 5 pėr qind tė popullatės sė Kosovės do ti ndajnė 30 vendet e mbetura nė mėnyrė tė barabartė. Bashėsia nacionale serbe dhe shqiptare do tė konsiderohet (pandehet) se i takon 5 pėrqindėshin tė pragut tė popullsisė.
Dispozitat tjera
-Zgjedhejt pėr tė gjithė anėtarėt, do tė bėhen nė mėnyrė demokratike, nė pajtim me dispozitat e Aneksit 3. Anėtarėt do tė zgjedhen pėr termin trevjeēar.
Vendosja e vendeve nė Kuvend do tė bazohet nė mbledhjen e tė dhėnave nė konsensus tė pėrmendur nė Kapitullin 5 tė kėsaj Marrėveshjeje. Para pėrfundimit tė konsensusit , pėr qėllime tė kėtij Neni deklaratat pėr pjesėmarrje tė bashkėsive nacionale tė bėrė (dhėnė) gjatė regjistrimit tė votuesve do tė shfrytėzohet pėr pėrcaktim tė pėrqindjes sė popullatės sė Kosovės tė cilėn e pėrfaqėson ēdo bashkėsi nacionle.
Anėtarėt e Kuvendit do tė kenė imunitet nė tė gjitha procedurat civile dhe penale nė bazė tė fjalėve tė thėna apo akteve tjera tė ndėrmarra nė kapacitetin e tyre si anėtarė tė Kuvendit.
Pushteti i Kuvendit
Kuvendi do tė jetė pėrgjegjės pėr nxjerrjen e ligjeve tė Kosovės, duke i pėrfshirė ato qė i rregullojnė marrėdhėniet nė fushėn politike, sigurisė, ekonomike, sociale, arsimore, shkencore dhe kulturore, ashtu siē pėrfshihet mė poshtė dhe nė vende tjera nė kėtė Marrėveshje. Kjo Kushtetutė dhe ligjet e Kuvendit tė Kosovės nuk do tė ju nėnshtrohen ndryshimeve, apo modifikimeve nga autoritetet e Republikave ose tė Federatės.
Kuvendi do tė jetė pėrgjegjės pėr:
Aktivitetet financiare tė institucioneve tė Kosovės, duke pėrfshirė mbledhjen e tatimeve dhe detyrimeve nga burimet brenda Kosovės;
Duke i miratuar buxhetet e Organeve Administrative dhe isntitucioneve tė tjera tė Kosovės, me pėrjashtim tė institucioneve komunale dhe tė atyre tė bashkėsive nacionale, pėrveēse nėse ndryshe ėshtė specifikuar kėtu;
Duke i miratuar rregullat qė kanė tė bėjnė me organizimin dhe procedurat e Organeve Administrative tė Kosovės;
Aprovimi i listės sė ministrave tė Qeverisė, duke e pėrfshirė Kryeminstrin;
Koordinimi i aranzhmaneve arsimore nė Kosovė duke i patur parasyshė kompetencat e bashkėsive nacionale dhe tė komunave;
Zgjedhja e kandidatėve pėr zyrė gjyqėsore tė propozuar nga Presidenti i Kosovės.
Nxjerrja e ligjeve qė siguron qarkullimin e lirė tė mallrave, shėrbimeve dhe tė personave nė Kosovė, nė pajtim me kėtė Marrėveshje;
Aprovimi i Marrėveshjeve tė lidhura nga Presidenti brenda fushave tė pėrgjegjėsisė sė Kosovės;
Bashkėpunimi me Kuvendin Federativ dhe me Kuvendet e Republikave dhe ndėrmarrja e marrėdhėnieve me organet e huaja legjislative;
Formimi i kornizave pėr vetėqeverisje lokale;
Duke i nxjerrė ligjet lidhur me ēėshtjet ndėr-komunale dhe marrėdhėniet ndėrmjet bashkėsive nacionale, atėherė kur ėshtė e nevojshme;
Duke i nxjerrė ligjet qė e rregullojnė punėn e Institucioneve Mjekėsore dhe SWpitaleve;
Duke e mbrojtur mjedisin jetėsor atėherė kur ēėshtjet ndėr-komunale janė tė pėrfshira;
Miratimi i programeve tė zhvillimit ekonomik, shkencor, teknologjik, demografik, rajonal dhe zhvillimit social, si dhe planifikimit urban;
Miratimi i programeve pėr zhvillim tė bujqėsisė dhe tė vendeve rurale;
Rregullimi i zgjedhjeve nė pajtim me Kapitullin 3 dhe 5;
Duke e rregulluar pronėsinė e Kosovės; dhe
Duke i rregulluar regjistrat e tokės.
Kuvendi do tė ketė gjithashtu pushtet qė tė nxjerrė ligjet nė fushat brenda pėrgjegjėsisė sė Komunave nėse ēėshtja nuk mund tė rregullohet nė mėnyrė efektive nga Komunat apo nėse rregullimi nga Komunat individuale mund ti dėmtojnė tė drejtat e Komunave tė tjera. Nė mungesė tė ligjit tė nxjerrė nga Kuvendi, nė kėtė nėnparagraf qė i paraprinė veprimit Komunal, Komunat do tė mbajnė pushtetin e tyre.
Procedurat
Ligjet dhe vendimet tė tjera tė Kuvendit do tė miratohen nga shumica e anėtarėve qė janė prezent dhe qė votojnė
Shumica e anėtarėve tė njė bashkėsie nacionale tė zgjedhur pėr Kuvend sipas paragrafit 1(b) mund tė miratojnė mocion se ligji apo vendimi tjetėr negativisht ndikon nė interesat vitale tė bashkėsisė sė tyre nacionale. Ligji i vėnė nė pyetje apo vendimi do tė suspendohet nė lidhje me atė bashkėsi nacionale pėrderisa porcedura pėr pajtimin e kontesteve nė paragrafin 8 tė kompletohet.
Procedurat vijuese do tė pėrdoren nė rast tė mocionit nėn paragrafin 7:
Anėtarėt qė bėjnė mocion mbi interesin vital do tė arsyetojnė mocionin e tyre. Propozuesve tė legjislacionit do tu ipet rast qė tė pėrgjigjen.
Anėtarėt qė bėjnė mocionin, brenda njė dite do ta emėrojnė ndėrmjetėsuesin e zgjedhur nga ata qė tė ndihmojė arritjen e njė marrėveshjeje me ata qė e propozojnė legjislacionin.
Nėse ndėrmejtėsimi nuk rezulton me marrėveshje brenda shtatė ditėsh, ēėshtja mund tė dorėzohet pėr vendosje juridikisht tė obligueshme. Vendimi do tė merret nga njė trup i pėrbėrė nga tre anėtarė tė Kuvendit: njė shqiptarė dhe njė serb, secili i emruar nga delegacioni i bashkėsisė sė tij apo tė saj nacional; si dhe anėtari i tretė i cili do tė jetė i nacionalitetit tė tretė dhe do tė zgjedhet brenda dy ditėsh me konsensus tė Kryesisė sė Kuvendit.
Mocioni mbi interesin vital do tė pėrkrahet nėse legjislacioni i vėnė nė pyetje dėmshėm ndikon nė tė drejtat themelore kushtetuese tė bashkėsisė, tė drejtat shtesė tė parapar ashtu nė Nenin VII, apo parimin e trajtimit tė drejtė.
Nėse mocioni nuk pėrkrahet, legjslacioni i vėnė do tė hyjė nė fuqi pėr atė bashkėsi.
Paragrafi ( c ) nuk do tė aplikohet nė seleksionimin e zyrtarėve tė Kuvendit.
Kuvendi mund ti pėrjashtojė vendimet e tjera nga kjo procedurė me anė tė ligjit tė nxjerrė me shumicė tė secilės bashkėsi tė zgjedhur sipas paragrafit 1(b).
Shumica e anėtarėve do ta pėrbėjnė kuorumin. Kuvendi pėrndryshe do tė vendos pėr rregullat e veta tė porcedurės.
Udhėheqėsia
Pėrbėhet nga Kryetari, dy Nėnkryetarėt dhe udhėheqėsit e tjerė nė pajtim me rregullat e procedurės sė Kuvendit. Ēdo bashkėsi nacionale qė i plotėson kufizimet e specifikuara nė paragrafin 1(b) (ii) do tė jetė i pėrfaqėsuar nė udhėheqje. Kryetari i Kuvendit nuk dotė jetė nga e njėjeta bashkėsi nacinale e Presidentit tė Kosovės.
Kryetari i Kuvendit do tė pėrfaqėsojė atė, tė konvokoj mbledhjet, tė udhėheqė mbledhjet e tij, tė koordinojė punėn e ēdo komiteti qė mund ta krijojė, dhe ti ushtrojė detyrat e tjera tė pėrcaktuara me rregullat procedurale tė Kuvendit.
Neni III: Presidenti i Kosovės
Kosova do ta ketė Presidentin i cili do tė jetė i zgjedhur nga Kuvendi me anė tė shumicės sė votave tė anėtarėve. Presidenti i Kosovės do tė ketė mandat trevjeēar. As njė njeri nuk mund tė shėrbej si President i Kosovės pėr mė shumė se dy mandate.
Presidenti i Kosovės do tė ketė pėrgjegjėsi pėr:
Do tė pėrfaqėsojė Kosovėn, pėrfshirė edhe pėrfaqėsimin para ēdo organi ndėrkombėtar ose federal, apo ēdo organi tė Republikave;
I propozon Kuvendit kandidat pėr Kryeministėr, pėr Gjyq Kushtetues, Gjyq Suprem dhe zyre gjyqsore tė tjera nė Kosovė;
Mban takime tė rregullta me pėrfaqėsues tė bashkėsive nacionale tė zgjedhura nė mėnyrė demokratike;
I udhėheq marrėdhėniet e jashtme dhe pėrmbyll marrėveshjet brenda kėtij pushteti, nė pajtim me autoritetet e institucioneve tė Kosovės nėn kėtė Marrėveshje. Marrėveshjet e tilla hyjnė nė fuqi vetėm atėherė kur aprovohet nga Kuvendi;
Pėrcakton pėrfaqėsuesin i cili do tė shėrbejė nė Komisionin e Pėrbashkėt tė themeluar nga Neni I.2 tė Kapitullit 5 tė kėsaj Marrėveshjeje.
Mban takime tė rregullta me Kryetarėt; tė Federatės dhe Prepublikave; dhe
Detyrat tjera tė specifikuara kėtu apo me ligj.
Neni IV: Qeveria dhe Organet Administrative
Pushteti ekzekutiv do tė ushtrohet nga Qeveria. Qeveria do tė pėrgjigjet pėr implementimin e ligjeve tė Kosovės, dhe tė autoriteteve tė tjera qeveritare kur pėrgjegjėsitė e tilla janė tė pėrsjellura nga ato autoritete. Qeveria do tė ketė gjithashtu autoritet ti propozojė ligjet Kuvendit.
Qeveria do tė pėrbėhet nga Kryeministri dhe Ministrat, duke pėrfshirė sė paku njė person nga secila bashkėsi nacionale nė pajtim me kriteret e pėrcaktuara nė paragafin 1(b) (ii) tė Nenit II. Ministrat do tė udhėheqin Organet Adminsitrative tė Kosovės.
Kandidati pėr Kryeministėr tė propozuar nga Presidenti do tia pėrcjellė listėn e Ministrave tė Kuvendit. Kryeministri dhe Ministrat e propozuar do tė aprovohen nga shumica e tyre prezent dhe qė votojnė nė Kuvend. Nėse Kryeministri nuk do tė fiojė pėlqimin e shumicės pėr qeverinė, atėherė Presidenti do tė propozojė kandidat tė ri pėr Kryeministėr brenda njė afati prej dhjetė ditėve.
Qeveria do tė japė dorėheqje nėse miratohet mocioni i mosbesimit me shumicėn e votės nga anėtarėt e Kuvendit. Nė rast tė dorėheqjes sė Kryeministrit apo tė Qeverisė Presidenti do tė zgjedh kandidat tė ri pėr Kryeministėr i cili do tė shiqojė ta formojė Qevrinė e re.
Kryeministri do ta konvokojė mbledhjen e Qeverisė, do ta pėrfaqėsojė Qeverinė nė vende tė duhura, dhe koordinojė punėn e saj. Vendimet e Qeverisė do tė kėrkojnė shumicėn e Ministrave prezent dhe qė votojnė. Kryeministri do tė ketė votė vendimtare nė rast se Ministrat do tė ndaheshin nė mėnyrė tė barabart, pėrndryshe, Qeveria do ti vendosė rregullat e procedurės sė saj.
Organet adminstrative do tė kenė pėrgjegjėsi qė ta ndihmojnė Qeverinė nė kryerjen e detyrave tė saj.
Tė punėsuarit nė Organet administrative do tė paraqesin raport tė drejtė tė popullatės dhe tė bashkėsive kombėtare tė Kosovės.
Ēdo qytetar i Kosovės i cili pohon se dėmtohet nė mėnyrė direkte dhe negative pėr shkak tė ndonjė vendimi tė organit ekzekutiv ose administrativ do tė ketė tė drejtė pėr kontrollė gjyqėsor tė kėtij vendimi, pas shfrytėzimit tė tė gjitha mundėsive qė ekzistojnė pėr kontrollė administrativ. Kuvendi do tė nxjerr ligj adminstrativ i cili e rregullon kėtė kontrollė.
Do tė jetė njė shef prokuror i cili do tė jetė pėrgjegjės pėr ndjekjen e individėve tė cilėt i shkelin ligjet penale tė Kosovės. Ai do tė udhėheqė zyrėn e prokurorit, e cila zyrė nė tė gjitha nivelet do ta ketė personelin qė e pėrfaqėson popullsinė e Kosovės.
Neni V: Gjyqėsia
E Pėrgjithshme
Kosova duhet tė ketė Gjyqin Kushtetues, Gjyqin Suprem, Gjyqet e Qarkut dhe Gjyqet Komunale.
Gjyqet e Kosovės do tė kenė juidiksion mbi tė gjitha ēėshtjet tė cilat ndodhin nė Kosovė sipas kėsaj Kushtetute apo ligjeve tė Kosovės pėrveē atyre tė pėrcaktuara nė paragrafin 3. Gjykatat e Kosovės gjithashtu do tė kenė juridiksion mbi ēėshtjet e ligjit Federal, qė i nėnshtrohet thirrjes sė bėrė gjyqit federal nė kėto ēėshtje, atėherė kur tė gjitha apelet nė disponim, nėn sistemin e Kosovės tė jenė shfrytėzuar.
Qytetarėt nė Kosovė mund tė zgjedhin qė kontestet e tyre civile tė zgjidhen nė gjyqet tjera nė Republikat Federale tė Jugosllavisė, gjė qė do tė thėrras ligjin zbatues nė Kosovė.
Rregullat qė vijojnė do tė zbatohen nė lėndėt penale:
Nė fillim tė procedurės penale, i pandehuri e ka tė drejtėn qė gjykimi i tij apo i saj tė transferohet nė gjykatėn tjetėr tė Kosovės tė cilėn ai apo ajo e cakton.
Nė lėndėt penale nė tė cilat tė gjithė tė pandehurit dhe viktimat janė pjesėtar tė tė njėjtės bashkėsi nacionale, tė gjithė anėtarėt e kėshillit gjyqėsor do tė jenė nga bashkėsia nacionale qė e zgjedhin, nėse ndonjė palė ashtu kėrkon.
I pandehuri nė lėndėn penale nė gjykatat e Kosovės e ka tė drejtėn qė tė ketė sė paku njė anėtar tė kėshillit gjyqėsor qė ė bėn hetuesinė nga bashkėsia kombėtare e tij apo e saj. Autoritetėt e Kosovės do tė konsiderojnė dhe lejojnė qė gjyqtarėt e gjyqeve tjera nė Republikėn Federale tė Jugosllavisė tė shėrbejnė si gjyqtarė tė Kosovės pėr kėto qėllime.
Gjyqi kushtetues
Gjyqi kushtetues do tė pėrbėhet prej nėntė gjyqtarėve. Do tė jetė sė paku njė gjyqtarė i Gjyqit kushtetues nga secila bashkėsi nacionale i cili do ti plotėsojė kushtet e specifikuara nė paragrafin 1(b) (ii) tė Nenit II. Deri atėherė kur palėt pajtohen ta ndėrprejnė kėtė rregullim, 5 gjyqtarėt e Gjyqit kushtetues do tė zgjidhen nga lista e pėrpiluar (e nxjerrė) nga Presidenti i Gjyqit Evropian pėr tė Drejtat e Njeriut.
Gjyqi kushtetues do tė ketė pushtet tė zgjedhė konteste lidhur me kėtė kushtetutė. Ky pushtet do tė pėrfshijė, po nuk ėshtė kufizuar me kėtė, pėrcaktimin nėse ligjet janė tė zbatueshme nė Kosovė, vendimet dhe aktet e Presidentit, tė Kuvendit, tė Qeverisė, tė Komunave dhe tė bashkėsive nacionale kompatibile me kėtė Kushtetutė.
Ēėshtjet mund tu drejtohen Gjyqit Kushtetues nga Presidenti i Kosovės, Kryetari po Nėnkyetari i Kuvendit, Ombudsmani, kuvendet dhe kėshillat komunale, dhe nga ēdo bashkėsi nacionale qė vpron sipas procedurave tė veta demokratike.
Ēdo gjyq qė gjatė kursit tė shqyrtimit tė ndonjė ēėshtjeje pėr tė cilin kontest vjen nga zgjedhja e ndonjė pyetjeje brenda juridiksionit tė Gjyqit Kushtetues do tia drejtojė ēėshtjen Gjyqit Kushtetues pėr vendim preliminar.
Nė rast tė shpenzimit tė mjeteve tjera legale, Gjyqi kushtetues, me kėrkesė tė cilitdo person qė pohon tė jetė viktimė, do tė ketė juridiksion mbi ankesat qė tė drejtat e njeriut dhe liritė fundamentale dhe tė drejtat e anėtarėve tė bashkėsive nacionale qė janė pėrfshirė nė kėtė kushtetutė, janė shkelur nga ana e autoriteteve publike.
Gjyqi Kushtetues do tė ketė juridiksion tjetėr tė tillė, ashtu si mund tėjetė pėrcaktuar nė vend tjetėr nė kėtė Marrėveshje ose me ligj.
Gjyqi Suprem
Gjyqi Suprem do tė pėrbėhet prej nėne gjyqtarėve. Do tė jetė sė paku njė gjyqtarė i Gjyqit Suprem nga secila bashkėsi nacionale i cili do ti plotėsojė kushtet e specifikuara nė paragrafin 1(b) (ii) tė Nenit II
Gjyqi Suprem do ti dėgjojė apelet nga Gjyqet e Qarkut dhe gjyqet komunale. Pėrveē nėse ipet ndryshe me Kushtetutė, Gjyqi Suprem do tė marrė vendimin final nė tė gjitha rastet qė paraqiten nėn ligj tė zbatueshėm nė Kosovė. Vendimet e tij do tė njihen dhe ekzekutohen nga tė gjitha autoritetet nė Republikėn Federale tė Jugosllavisė.
Funksionimi i Gjyqit.
. Kuvendi do tė pėrcaktojė numrin e gjyqtarėve tė Gjyqeve tė Qarkut dhe atyre Komunale, tė domosdoshme pėr plotėsimin e nevojave aktuale.
Gjyqtarėt e tė gjitha gjyqeve tė Kosovės do tė jenė Jurist tė dalluar me karakter tė moralit mė tė lartė. Ata do tė jenė gjerėsisht pėrfaqėsues tė bashkėsive nacionale tė Kosovės.
Largimi i gjyqtarit tė Kosovės do tė kėrkojė konsensus tė gjyqtarėve tė Gjyqit Kushtetues. Gjyqtari i Gjyqit Kushtetues largimi i tė cilit ėshtė nė pyetje, nuk do tė marrė pjesė nė vendimin mbi rastin e tij.
Gjyqi kushtetues do tė miratojė rregullat pėr vete dhe pėr gjyqet tjera nė Kosovė. Gjyqi Kushtetues dhe Gjyqi Suprem do ti miratojė vendimet me anėn e shumicės sė votave tė anėtarėve tė tyre.
Pėrveē nėse ėshtė pėrcaktuar nė rregullat e tyre, tė gjitha gjyqet e Kosovės dotė mbajnė procedura publike. Ato do ti botojnė mendimet qė i pėrfshijnė arsyet e tyre pėr vendimin e marrė.
Neni VI: Tė Drejtat e Njeriut dhe Liritė Fundamentale
Tė gjitha Organet nė Kosovė duhet tė sigurojnė respekt pėr tė drejtat e njeriut dhe liritė fundamentale nė Kosovė, ndėrkombėtarisht tė njohura.
Tė drejtat dhe liritė tė parashruara nė Konventėn Evropiane pėr Mbrojtjen e tė Drejtave tė Njeriut dhe Lirive Fundamentale si dhe protokolet e saj, do tė aplikohen drejtpėrsėdrejtė nė Kosovė. Instrumentet tjera tė tė drejtave tė njeriut ndėrkombėtarisht tė njohura, tė dekretuara me ligj nga Kuvendi i Kosovės gjithashtu do tė aplikohen. Kėto tė drejta dhe liri do tė kenė prioritet mbi tė gjitha ligjet tjera.
Tė gjitha gjyqet, agjitacinet, institucionet qeveritare dhe institucionet tjera publike tė Kosovės, ose qė veprojnė nė lidhje me Kosovėn, duhet tė sillen sipas kėtyre tė drejtave tė njeriut dhe lirive fundamentale.
Neni VII: Bashkėsit Nacionale
Bashkėsitė nacionale dhe anėtarėt e tyre do tė kenė tė drejtat shtesė ashtu si pėrfshihen mė poshtė nė mėnyrė qė ta ruajnė dhe ta shprehin identitetin e tyre nacional, kulturor, fetar dhe gjuhėsor nė pėrputhshmėri me standardet ndėrkombėtare dhe Aktin Final tė Helsinkut. Kėto tė drejta do tė ushtrohen nė pajtushmėri me tė drejtat e njeriut dhe lirive fundamentale.
Ēdo bashkėsi nacionale mund ti zgjedhė pėrmes mjeteve demokratike dhe nė mėnyrė konsistente me dispozitat e Kapitullit 3 tė kėsaj Marrėveshjeje, institucionet pėr administrim tė ēėshtjeve nė Kosovė.
Bashkėsitė nacionale do tu nėshtrohen ligjeve tė zbatuara nė Kosovė, qė sigurojnė se ēdo veprim apo vendim qė i pėrket bashkėsive nacionale duhet tė jetė jo-diskriminues. Kuvendi do tė vendosė mbi procedurėn pėr zgjidhjen e kontesteve nė mes tė bashkėsive nacionale.
Tė drejtat shtesė tė bashkėsive nacionale, qė veprojnė pėrmes institucioneve tė tyre nė mėnyrė demokratike tė zgjedhura, janė qė ta:
Ruajnė dhe mbrojnė identitetin e tyre nacional, kulturor, religjioz dhe gjuhėsor, duke pėrfshirė:
mbishkrimi i emrave lokalė tė qyteteve dhe fshatrave, lagjeve dhe rrugėve, si dhe emrave tjerė topografik nė gjuhė dhe alfabet tė bashkėsisė nacionale si shtesė shenjave nė gjuhėn shqipe dhe serbe, nė pajtim me vendimet lidhur me stilin dhėnė nga istitucionet komunale;
sigurimi i informatave nė gjuhė dhe alfabet tė bashkėsisė nacionale;
sigurimi i arsimit dhe formimi i institucioneve tė arsimit, sidomos shkollimit nė gjuhė dhe alfabet tė vet si dhe nė kultur dhe histori kombėtare, pėr tė cilat autoritetet relevante do tė sigurojnė ndihmė financiare; planprogramet do tė reflektojnė frymėn e tolerancės nė mes tė bashkėsive nacionale dhe respektin pėr tė drejtat e anėtarėve tė tė gjitha bashkėsive nacionale nė pėrputhshmėri me standardet ndėrkombėtare;
sigurimi i kontakteve tė papenguara me pėrfaqėsuesit e bashkėsive nacionale respektive, brenda Republikės Federale tė Jugosllavisė dhe jashtė;
Pėrdorimi dhe ēfaqja e simboleve kombėtare, duke pėrfshirė simbolet e Republikės Federale tė Jugosllavisė dhe Republikės sė Serbisė;
Mbrojtja e praktikės kombėtare nė tė drejtėn familjare, nėse komuniteti (bashkėsia) vendos, rregullimi i rregullave nė lėminė e trashėgimisė, familjes dhe raporteve martesore, kujdestaria dhe adoptimi;
Ruajtja e lokacioneve religjioze, historike, apo kulturore me rėndėsi pėr bashkėsinė nacionale, nė bashkėpunim me auroirtetet tjera;
Implementimi i shėndetėsisė dhe shėrbimeve sociale nė baza jodiskriminuese pėr qytetarėt e bashkėsisė nacionale;
Funksionimi i institucioneve fetare nė bashkėpunim me autoritete fetare; dhe
Pjesėmarrja nė organizata rajonale dhe joqeveritare ndėrkombėtare nė pajtim me procedurat e kėtyre organizatave.
Tė garantohet hyrja dhe pėrfqėsimi nė mediat publike pėr informim, duke pėrfshirė dispozitat pėr programe tė ndara nė gjuhė relevante nėn udhėheqjen e tė nominuarve nga ana e bashkėsisė nacionale pėrkatėse nė bazė tė drejtė dhe tė barabartė, dhe
Financimi i aktiviteteve tė tyre duke i mbledhur pagat nga bashkėsia nacionale, nėse ashtu vendoset nga komuniteti (qė tė mblidhet kjo shumė nga bashkėsia pėrkatėse)
Anėtarėt e bashkėsive nacionale gjithashtu do tė garantojnė indifidualisht:
Tė drejtat pėr gėzim tė kontakteve tė papenguara me anėtarėt e bashkėsisė nacionale respektivisht kudo tjetėr nė Republikėn Federale tė Jugosllavisė dhe jashtė,
Ēasje tė barabartė tė punėsimit nė shėrbimet publike tė tė gjitha niveleve;
E drejta pėr pėrdorim tė gjuhės dhe alfabetit tė tyre;
E drejta pėr pėrdorim dhe ēfaqje tė simboleve tė bashkėsive nacionale;
E drejta pėr pjesėmarrje nė institucione demokratike qė do tė pėrcaktojnė ushtrimin e bashkėsive nacionale tė sė drejtės kolektive tė parapara nė kėtė Nen; dhe
E drjeta pėr formimin e asociacioneve kulturore dhe fetare, pėr tė cilat autoritetet relevante do tė sigurojnė ndihmė financiare.
Ēdo bashkėsi kombėtare dhe aty ku ėshtė e pėrshtatshme, anėtarėt e tyre qė veprojnė nė mėnyrė individuale mund ti ushtrojnė kėto tė drejta shtesė pėrmes institucioneve Federale dhe isntitucioneve tė republikave nė pajtim me procedurat e kėtyre institucioneve dhe pa paragjykim ndaj aftėsive tė institucioneve tė Kosovės pėr kryerjen e pėrgjegjėsive tė tyre.
Ēdo person do tė ketė tė drejtėn ta zgjedhė lirisht qė tė trajtohet apo tė mos trajtohet si pjesėtarė i bashkėsisė nacionale, dhe nuk do tė rezultojnė me kurrfarė jopėrparėsie nga kjo zgjidhje apo nga ushtrimi i tė drejtave lidhur me kėtė zgjidhje.
Neni VIII: Komunat
Kosova do ti ketė Komunat ekzistuese. Ndryshimet mund tė iu bėhėn kufinjėve Komunal me akt tė Kuvendit tė Kosovės, pas konsultimit me autoritetet e Komunave tė interesuara.
Komunat mund tė zhvillojnė marrėdhėnie nė mes vete pėr benefit tė tyre tė dyanshėm.
Ēdo Komunė do tė ketė njė Kuvend, njė Kėshill Ekzekutiv, dhe organe tė tilla administrative qė Komunat mund tė krijojnė.
ēdo bashkėsi nacionale anėtarėsia e tė cilės pėrbėn sė paku 3 pėrqind tė popullsisė sė komunės do tė pėrfaqėsohet nė Kėshill nė proporcion me pjesėmarrjen e saj nė popullsinė e komunės apo nga njė anėtar, cilido qė ėshtė mė i madh.
Para kompletimit t konsensusit t, kontestet mbi pėrqindjen e popullatės komunale pėr qellime tė kėtij paragrafi, do tė zgjidhėn me referencė tė deklaratave tė anėtarėsisė sė bashkėsive nacionale nė regjistrimin e votuesve.
4 Komunat do tė kenė pėrgjegjėsi pėr :
(a) zbatimin e ligjeve, siē ėshtė pėrcaktuar nė Aneksin 2 tė kėsaj Marrėveshjeje;
(b) rregullimi dhe kur ėshtė e duhur, sigurimin e kujdesit ndaj fėmijes;
sigurimin e arsimit nė pajtim me drejtat dhe detyrat e bashkėsive nacionale, dhe nė frymėn e tolerancės ndėrmjet bashkėsive nacionale dhe respektimit tė tė drejtave tė anėtarve tė tė gjitha bashkėsive nacionale nė pajtim me standardet ndėrkombėtare;
mbrojtjen e mjedisit jetėsor komunal;
rregullimin e tregtisė dhe dyqaneve nė pronėsi private;
rregullimin e gjuetisė dhe peshkatarisė;
planifikimi dhe kryerja e punėve publike me rėndėsi komunale, duke i pėrfshirė rrugėt dhe sistemin e ujėsjellsit, dhe participimi nė planifikimin dhe kryerjen e projekteve tė punėve publike jashtė Kosovės;
rregullimin e shfrytėzimit tė tokės, plani urban, rregulloret mbi ndėrtimin e shtėpive;
programet zhvillimore pėr turizėm, industri hotelerike, shėrbime ushqimore (catering) dhe sport;
organizimin e panaireve dhe tregjeve lokale;
organizimin e tregjeve publike me rėndėsi komunale, duke pėrfshirė shėrbimin e zjarrėfikėsve, shėrbimin e reagimit ndaj rasteve urgjente dhe policisė, nė pajtueshmėri me Kapitullin 2. Tė kėsaj Marrėveshjeje
finansimin e punės tė institucioneve komunale, duke pėrfshirė ngritjen e tatimeve, dhe pėrgaditjen e buxheteve.
Komunatė gjithashtu do tė kenė pėrgjegjėsinė pėr tė gjitha fushat tjera tė cilat hyjnė nėn pushtetin e Kosovės, tė cilat nuk janė tė pėrcaktuara shprehimisht nė ndonjė pjesė tjetėr, qė i nėnshtrohėn dispozitave tė Nenit II. 5 (b) tė kėsaj Kushtetute.
Ēdo komunė do tė udhėheqė punėn nė mėnyrė publike dhe do tė mbajė evidencė tė bisedimeve dhe vendimeve qė do tė jenė nė disponim publik.
Neni IX: Pėrfaqėsimi
Qytetarėt nė Kosovė do tė kenė tė drejtėn pėr pjesėmarrje nė zgjidhjen e:
mė sė paku dhejtė deputetėve nė Dhomėn e Qytetarėve tė Kuvendit federal; dhe
mė sė paku njėzet deputetėve nė Kuvendin Nacional tė Republikės sė Serbisė.
Modalitetet e zgjedhjeve pėr deputetėt e pėrcaktuar nė paragrafin 1 do tė pėrcaktohėn nga Republika Federale e Jugosllavisė dhe Republika e Sėrbisė respektivisht, nėn procedurat qė do tė pajtohen me Shefin e Misionit Impiementues.
Kuvendi do ta ketė mundėsinė tė prezentojė para autoriteteve pėrkatėse listėn e kandidatėve prej sė cilės do tė nxirrėn:
mė sė paku njė qytetar nė Kosovė tė shėrbejė nė Qeverinė Federale dhe mė sė paku njė qytetarė nė Kosovė tė shėrbejė nė Qeverinė e Republikės sė Sėrbisė; dhe
Mė sė paku njė gjyqtar nė Gjyqin Kushtetues Federal, njė gjyqtar nė gjyqin Federal dhe tre gjyqtarė nė Gjyqin Suprem tė Sėrbisė.
NeniX: Amandamentet
Kuvendi do tė ketė mundėsi qė me anė tė shumicės prej 2/3 tė Anėtarėve tė saj, shumicė qė duhėt tė pėrmbajė shumicėn e Anėtarėve qė janė zgjidhur sipas II.1 (b) (ii), prej secilės bashkėsi nacionale tė caktuar si e tillė, tė miratojė nene tė kėsaj Kushtetute.
Megjithate nuk do tė ketė amandamente pėr Nenin I.3-8 apo pėr kėtė Nen, dhe asnjė amandament nuk do tė zvogėlojė tė drejtat tė dhėna me numrin VI dhe VII.
Neni XI: Hyrja nė Fuqi
Kjo kushtetutė do tė hyjė nė fuqi pas nėnshkrimit tė kėsaj Marrėveshje.
KAPITULLI 2
Sigurimi Publik Policor dhe Civil
Neni 1 : Parimet e Pėrgjithshme
Tė gjitha agjencionet pėr kontrollimin e zbatimit tė ligjeve, organizatat dhe Personeli i palėve, qė pėr qellime tė kėtij Kapitulli do tė pėrfshijė doganierėt dhe policinė kufitare tė cilėt punojnė nė Kosovė, do tė veprojnė nė pajtim me kėtė marrėveshje dhe do tu pėrmbahen standardeve te njohura ndėrkombėtarisht pėr tė drejtat e njeriut dhe procesit gjyqėsor. Nė zbatimin e funksioneve te tyre, personeli pėr kontrollimin e zbatimit tė ligjeve nuk do tė diskriminojnė nė asnjė bazė, p.sh. gjinisė, racės, ngjyrės sė lėkurės, gjuhės, fesė, pėrcaktimit nacional, pronės, lindjes, apo ndonjė statusi tjetėr.
Palėt ftojnė Organizatėn pėr Siguri dhe Bashkpunim nė Europė (OSBE-nė) pėrmes Misionit Implementues (MI) tė vezhgojė dhe mbikqyrė implementimin e kėtij Kapitulli dhe dispozitat shoqėruese tė kėsaj marrėveshjeje. Shefi i Misionit Inplementues (CIM-ang) apo i deleguari i tij, do tė ketė autoritet qė tu jap Palėve me dispozitat ekėtij Kapitulli. Palėt pajtohen qė tėrėsisht tė bashkėpunojnė me MI- tė cilit i ėshtė pėrcaktuar tė kryejė detyrė rreth ēėshtjeve policore, do tė kenė tė drejtė tė mbajnė uniforma pėrderisa shėrben nė kėtė pjesė tė misionit.
Duke u kryer detyrat e tij, CIM do tė informojė dhe konsultojė KFOR-in nė menyrė tė duhur.
MI-ja do tė jetė e autorizuar tė:
Vėzhgojnė dhe inspektojnė aktivitetet qė kanė tė bejnė me kontrollimin ezbatimit tė ligjeve, personelin dhe lokalet, duke pėrfshirė kėtu edhe policinė kufitare dhe njėsitė doganore, si dhe organizatat gjyqėsore shoqėruese, strukturat dhe procedurat;
Kėshillojnė forcat dhe pėrsonelin pėr kontrollimin e zbatimit tė ligjeve, duke pėrfshirė kėtu edhe policinė kufitare dhe njėsitet doganore, dhe kur ėshtė e nevojshme, i shtyejnė kėto njėsi qė tė jenė nė pajtueshmėri me kėtė Marrėveshje, duke pėrfshirė kėtu edhe kėtė Kapitull, dhe japin direktiva pėrkatėse bindėse nė koordinimin me KFOR-in;
Marrin pjesė dhe udhėheqin stėrvitjen e pėrsonelit pėr kontrollimin e zbatimit tė ligjeve;
Nė bashkėpunim me KFOR-in, vlerėsojnė kėrcnimet ndaj rendit publik;
Kėshillojnė dhe u ofrojnė udhėheqje autoriteteve qeveritare pėr masat qė duhet marrė kur kemi tė bėjmė me kėrcnimin e rendit publik, dhe sa i pėrket organizimit nė mėnyrė efikase tė agjencioneve pėr kontrollimin e zbatimit tė ligjeve;
Shoqėrojnė personelin e Palėve pėr kontrollimin e zbatimit tė ligjeve kur ata i kryejnė detyrat e tyre, sipas mendimit tė duhur tė MI-sė;
Disciplinojnė apo largojnė prej detyrės personelin e Palėve pėr siguri publike me shkas; dhe
Kėrkojnė pėrkrahje tė duhur prej komunitetit ndėrkombėtar pėr zbatimin e ligjeve, qė tė mundėsojnė qė MI-ja tė mund tė zbatojė detyrat e caktuara me kėtė Kapitull.
Autoritetet Kosovare, republikane, dhe federative pėr zbatimin e ligjeve dhe autoritetet ushtarake Federale do tė jenė tė detyruar, nė fushat respektive tė pushtetit qė kanė, tė mundėsojnė lėvizjen e lirė dhe tė sigurtė pėr tė gjithė njerėzit, automjete dhe mallėra. Ky obligim pėrfshinė detyrėn pėr lejimin e lėvizjes (kalimit) tė papenguar tė pajisjeve policore nė Kosovė, gjė qė ėshtė aprovuar nga CIM dhe COMKFOR pėr pėrdorim nga ana e policisė Kosovare, duke pėrfshirė kėtu ēfarėdo pėrkrahje tjetėr dhėnė nėn paragrafin 4 (h) mė lartė.
Palėt ndėrmarrin si detyrė tė ndihmohėn reciprokisht, kur kėrkohet, nė dorėzimin e tė akuzuarve pėr ndėrmarrje tė akteve kriminale banda juridiksionit tė Palės, dhe nė hetimin dhe persekutimin e shkeljeve tej kufirit tė Kosovės me pjesėt tjera tė RFJ-sė. Palėt do tė zhvillojnė procedurė dhe mekanizma pėr tė cilat janė pajtuar, si pėrgjigje nė kėto kėrkesa. CIM apo i deleguari i tij do ti zgjidhė kontestet nė kėto ēėshtje.
MI-ja do ta ketė pėr qėllim transferimin e pėrgjegjėsive pėr kontrollimin e zbatimit tė ligjeve tė pėrshkruara nė Nenin II (mė poshtė), autoriteteve dhe organizatave tė pėrshkruara nė NeninII, nė kohė praktike sa mė shpejt e cila ėshtė nė pajtueshmėri me sigurinė publike civile.
Neni II: Policia Komunale
Derisa ndėrtohėn njėsitė komunale policore, tė organizuara dhe tė stacionuara nė nivele komunale dhe municipale, do tė marrin pėr detyrė pėrgjegjėsinė primare pėr kontrollimin e zbatimit tė ligjeve nė Kosovė. Pėrgjegjėsitė specifike tė policisė komunale do tė pėrfshijnė patrollimet policore dhe evitimin e krimeve, hetimet e krimeve, arrestimin dhe mbajtjen e tė pandehurit, kontrollimin e turmave, dhe kontrollimin e komunikacionit.
Numri dhe Pėrbėrja. Numri i gjithmbarshėm i policisė komunale themeluar nga ana e kėsaj Marrėveshjeje qė operon nė Kosovė nuk do tė tejkalojė 3,000 oficer aktiv pėr kontrollimin e zbatimit tė ligjeve. Sidoqoftė, CIM do tė ketė pushtet tė rrisė apo tė ulė kėtė numėr (kufi) nėse e shef kėtė aksion tė arsyeshėm pėr nevoja operative. Para se tė merret njė vendim i tillė, CIM do tė konsultohėt me Administratėn pėr Jurisprodencė Penale dhe me autoritete tjera tė duhura. Bashkėsitė nacionale nė ēdo komunė do tė jenė drejtė tė pėrfaqėsuar nė njėsi komunale tė policisė.
Administrata pėr Jurispodencė Penale:
Do tė themelohet Administrata pėr Jurispodencė Penale (AJP-ja) (Criminal Justice Administracion-CJA). Do tė jetė Organ Administrativ i Kosovės, qė do ti pėrgjigjet njė anėtari tė Qeverisė sė Kosovės, i cili do tė pėrcaktohėt nga Qeveria. AJP-ja do tė mirret me koordinimin e pėrgjithshėm tė zbatimit tė ligjeve nė Kosovė. Funkcionet specifike tė AJP-sė, do tė pėrfshijnė mbikqyrjen e pėrgjithshme mbi, dhe kėshillimet pėr, forcat e policive komunale nėpėrmjet komandantėve tė tyre, duke ndihmuar nė koordinimin nė mes tė forcave tė veēanta tė njėsive policore komunale, dhe mbikqyrjen e operacioneve tė Akademisė policore. Duke ushtruar kėto detyra, AJP-ja mund tė jap direktiva, tė cilėt janė tė obliguara pėr komandantėt dhe personelin e policisė komunale. Nė zbatimin e detyrave tė saj, AJP-ja do tė jetė nėn ēdo direkcion qė ipet nga ana e CIM-it.
Brenda 12 muajve tė formimit tė AJP-sė, AJP-ja do ti dorėzojė CIM-it planin pėr koordinim dhe zhvillim tė organeve pėr kontrollimin e zbatimit tė ligjeve dhe tė pėrsonelit nė Kosovė qė bijnė nėn jurispondencėn e saj. Ky plan do tė sherbejė si kornizė pėr koordinimin dhe zhvillimin e kontrollimit tė zbatimit ligjeve nė Kosovė, dhe do tė mund tė modifikohėn nga CIM.
Ky Mi do tė mundohet qė sa mė shpejt tė zhvillojė kapacitetin e AJP-sė. Pėrderisa AJP-ja nuk mund tė kryejė obligimet e spjeguara nė paragrafet e mėparshėm, determinuar nga CIM. MI do ti kryej kėto funksione.
Komandantėt Komunalė. Me pėrlqimin e kėtij CIM-I, ēdo komunė do tė emėrojė, dhe mund tė shkarkojė, me anė tė shumicės sė votės nga ana e kėshillit komunal, komandantėt e policisė komunale me pėrgjegjėsinė pėr operacionet policore mbrenda komunės.
Sherbimi nė Polici
Rekrutimi i personelit pėr sigurim publik do tė bėhėt kryesisht nė nivel lokal. Qeveria lokale dhe komunale, pėrgjatė konsultimeve me Komisione Komunale pėr Jurispondencė Penale , do tė nominojė kandidat qė do tė vijojnė Akademinė Policore tė Kosovės. Oferta pėr punėsim do tė bėhet nga ana e komandantėve policor komunal, me pėlqimin e drejtorit tė akademisė, vetėm pasi qė kandidati ka mbaruar me sukses kursin themelor pėr rekrutė tė Akademisė.
Regrutimi, seleksioni, dhe stėrvitja e oficerėve tė policisė komunale do tė bėhėt nga ana e MI-sė gjatė periudhės sė funksionimit tė saj.
Nuk do tė ndalohet shėrbimi nė policinė komunale nė bazė tė aktiviteteve tė mėparshme politike. Megjithatė, anėtarėve tė policisė qė ushtrojnė kėtė detyrė publike, nuk u lejohet pjesėmarrja nė aktivitete poliko-partiake pėrveē anėtarėsimit nė kėto parti.
Shėrbimi i vazhdueshėm nė polici varet nga sjellja, nė pajtueshmėri me kandidatėt e kėsaj Marrveshjeje, duke pėrfshirė kėtu edhe kėtė Kapitull. MI-ja do tė mbikqyrė vlerėsimet e rregullta tė oficerėve pėr kryerjen e funksioneve tė tyre, vlerėsime tė cilat do tė jenė nė pajtim me normat ndėrkombėtare.
6.Uniformat dhe Pajisjet
Tė gjithė policėt komunal, pėveē atyre qė marrin pjesė nė kontrollimin e turmave tė qytetarėve, do tė mbajnė uniformė standarde. Uniformat do tė pėrfshijnė shenjėn (begjin), identifikimin me fotografi, dhe begjin me emrin.
Policia Komunale mund tė posedojė revole, pranga dore, shufėr dhe radio.
Me mundėsi pėr autorizim apo modifikim nga ana e kėtij CIM-it, ēdo komunė mund tė mbajė, nė kryeqendrat komunale apo stacionet komunale, jo mė shumė se njė armė me tytė tė gjatė, tyta e sė cilės nuk guxon tė jetė mė e gjatė se 7,62 mm, pėr ēdo 15 oficerė policorė tė caktuar pėr komunė. Ēdo armė e tillė duhėt tė aprovohet dhe tė regjistrohet nga ana e kėtij Mi dhe KFOR-it sipas procedurave tė themeluara nga CIM-it dhe COMKFOR-it. Kur nuk janė nė pėrdorim, kėto armė duhėt tė ruhėn nė mėnyrė tė sigurtė dhe ēdo komunė do tė mbajė rexhistrin e kėtyre armėve.
Nė rsat rreziku tė shkeljes serioze tė ruajtjės sė rendit, rast ku i cili justifikon pėrdorimin e armėve nė pyetje, komandanti i policisė komunale do duhej tė marrė pėlqimin e kėtij MI para pėrdorimit tė kėtyre armėve.
Komandanti i policisė komunale mund tė autorizojė pėrdorimin e kėtyre armėve pa pėlqimin paraprak tė kėtij MI vetėm nė raste tė vetėmbrojtjes. Nė raste tė tilla, komandanti ėshtė i detyruar qė brenda njė ore ta raportojė kėtė incident MI-sė dhe KFOR-it.
Nėse CIM-i determinon se pėrdorimi i kėtyre armėve nga ana e anėtarėve tė policisė komunale ėshtė nė mėnyrė kontraditore me kėtė Kapitull, ai mund tė marrė masa diciplinore; kėto masa mund tė pėrfshijnė zvogėlimin e numrit tė armėve tė cilat janė lejuar pėr forcėn policore komunale, apo shkarkimin ose diciplinimin e oficerit i cili ishte i involvuar.
Oficerėt policor komunal tė angazhuar nė punėn e kontrollimit tė tubimit tė popullsisė do tė furnizohėn me pajisje tė pėrshtatshme pėr punėn e tyre, duke pėrfshirė kėtu shufrat, helmetat dhe mbrojtset, pajisje kėto qė duhet tė aprovohėn nga MI-ja.
Neni III: Akademija Policore e Pėrkohshme
Nėn mbikqyrjen e MI-sė, AJP-ja do tė themelojė Akademi Policore tė Pėrkohshme e cila do tė ofroj stėrvitje profesionale pėr tė gjithė personelin e sigurisė publike, duke pėrfshirė kėtu edhe policinė kufitare. Derisa tė themelohet Akademia Policore e Pėrkohshme, MI-ja do tė mbikqyrė njė program tė pėrkohshėm pėr stėrvitje tė pėrsonelit tė sigurisė dhe policisė kufitare.
Personeli i sigurisė publike do tė jetė i obliguar me sukses tė mbaroj kursin pėr studime policore para se tė mund tė shėrbejnė si oficer policor komunal.
Akademia do tė udhėheqet nga njė Drejtor i cili ėshtė caktuar, por mund edhe tė shkarkohet nga AJP-ja, nė konsultime me Komisionin Kosovar pėr Jurisprondencė Penale dhe MI-nė. Drejtori do tė konsultohet me MI-nė dhe do tė pajtohet nė tėrėsi me rekomandimet dhe kėshillat e saj.
Tė gjitha lokalet Republikane dhe Federale pėr stėrvitjėn e policve nė Kosovė, duke pėrfshirė kėtu edhe Akademinė nė Vushtrri, do tė ndėrprejnė funksionimin e tyre brenda 6 muajve pas hyrjės nė fuqi tė kėsaj Marrėveshjeje.
Neni IV: Komisionet Pėr Jurispondencė Penale
palėt do ta themelojnė Komisionin pėr Juripondencė Penale tė Kosovės, dhe Komisionet pėr Jurispondencė Penale Komunale. CIM-i apo i deleguari i tij do ti kryesojnė mbledjet e kėtyre Komisioneve. Kėto do tė jenė formuar pėr bashkėpunim, koordinim, dhe zgjidhjen e kontesteve lidhur me kontrollimin e zbatimit tė ligjeve dhe sigurinė civile publike nė Kosovė.
Funksionet e Komisioneve do tė pėrfshijnė:
Vėzhgimin, shqyrtimin, dhe dhėnien e rekomandimeve lidhur me punėn e personelit pėr kontrollim tė zbatimit tė ligjeve dhe politikės nė Kosovė, duke pėrfshirė edhe njėsitė policore komunale;
Shqyrtimin dhe rekomandimin lidhur me rekrutimin, selektimin dhe stėrvitjen e oficerve tė policisė komuanle dhe komandantėve;
Do ti konsiderojė vėrejtjet lidhur me praktikėn policore tė shtruar nga ana e individėve apo bashkėsive nacionale, dhe tė japin informata dhe rekomandime komandantėve tė policive komunale dhe CIM-it me qėllim qė kėto tė dhėna tė mund tė hynė nė shqyrtimin e kryerjes sė punės sė oficerve policorė; dhe
Vetėm nė Komisionin pėr Jurispondencė Penale tė Kosovės: Nė konsultim me pėrfaqėsuesit e emėruar tė policisė lokale, Republikane dhe Federale, e monitorojnė ndarjen e juridiksionit nė rastet kur juridiksioni penal gėrshetohet midis autoriteteve tė Kosovės, Republikės dhe atyre Federale.
Anėtarėsia nė Komisionin e Jurispondencės Penale tė Kosovės dhe nė ēdo komision komunal pėr Jurispondencė Penale do ta pėrfaqėsojė popullatėn, dhe do tė pėrfshijė:
Nė komisionin püer Jurispondencė Penale tė Kosovės:
i) Njė pėrfaqėsues nga ēdo komunė;
Kryesuesi i AJP-sė;
Njė pėrfaqėsues i ēdo komponenti pėr kontrollimin e zbatimit tė ligjeve, qė vepron nė Kosovė, qofshin republikan apo federativ (si p.sh. policia doganore dhe policia kufitare)
Njė pėrfaqėsues nga ēdo bashkėsi nacionale;
Njė pėrfaqėsues i MI-sė, gjatė veprimit tė saj nė Kosovė;
Njė pėrfaqėsues nga gardi kufitar i ushtrisė Jugosllave, siē ėshtė e duhur;
Njė pėrfaqėsues i MUP-it, siē ėshtė e duhur, sa tė jenė prezent nė Kosovė; dhe
Njė pėrfaqėsues nga KFOR-i, siē ėshtė e duhur.
b) Nė komisionet Komunale pėr Jurispondencė penale:
i) Komandanti i Policisė komunale;
Pėrfaqėsuesi i cilėsdo komponentė Republikane apo Federale pėr kontrollimin e zbatimit tė ligjeve qė vepron nė Komunė ;
Njė pėrfaqėsues i ēdo bashkėsie nacionale,
Njė pėrfaqėsues civil i qeverisė komunale;
Njė pėrfaqėsues i MI-sė, gjatė periudhės sė veprimit tė saj nė Kosovė;
Njė pėrfaqėsues i gardit kufitar tė ushtrisė Jugosllave, i cili do tė ketė statusin e vėzhguesit, siē ėshtė e duhur; dhe
Njė pėrfaqėsues i KFOR-it, siē ėshtė e duhur.
Ēdo Komision pėr Jurispodencė penale do tė mblidhet mė sė paku ēdo muaj, apo me kėrkesėn e cilitdo anėtar tė Komisionit.
Neni V: Operacionet Policore nė Kosovė
Policia komunale e themeluar sipas kėsaj Marrėveshjeje do tė ketė pushtet ekskluziv pėr kontrollimin e zbatimit tė ligjeve dhe juridiksionin e saj, dhe do tė jetė e vetmja prezencė policore nė Kosovė pas reduktimit dhe tėrheqjes eventuale tė MUP-it nga Kosova, pėrveē policisė kufitare, siē ėshtė e specifikuar nė Nenin VI dhe mbėshtejes dhėnė sipaas Nenit I. (3) (h)
Gjatė tranzicionit nė polici komunale, MUP-i i mbetur do tė mirret vetėm me punė policore normale, dhe do tė reduktohet, sipas orarit tė spjeguar nė kapitullin 7.
Gjatė periudhės sė reduktimit me faza tė MUP-it, MUP-i nė Kosovė do tė ketė pushtet vetėm pėr zbatimin e funksioneve civile policore, dhe do tė jetė nė mbikqyrje dhe kontrollė tė CIM-it. Mi-ja mund ta shkarkoj nga detyra, apo tė zbatojė diciplinė ndaj ēdo anėtari teØMUP-it i cili pengon implementimin e kėsaj Marrėveshjeje.
Zbatimi i Ligjeve nė Kosovė
Pėrveē se si ėshtė dhėnė nė Nenin V.1 dhe nė Nenin VI, autoritetet Federale dhe Republikane pėr kontrollimin e zbatimit tė ligjeve mund tė veprojnė nė Kosovė vetėm atėherė kur janė duke ndjekur individė tė pandehur, i cili ka bėrė shkelje kriminale serioze.
i) Autoritetet Federale dhe Republikane duhėt qė sa mė shpejt (praktikisht), por jo mė vonė se njė orė pas hyrjes sė tyre nė kosovė duke nxituar pas ndonjė tė pandehuri, tė lajmėrohėn tek autoritetet Kosovare pėr kontrollimin e zbatimit tė ligjeve qė gjinden nė afėrsi, dhe tiu tregojnė se nxitimi ka hyrė (kaluar) nė Kosovė. Pas informimit tė autoriteteve Kosovare, nxitimi i mė tejmė do tė bėhėt nė bashkėpunim dhe koordinim me zyrtarėt Kosovarė. Pas zėnies sė tė pandehurit, i pandehuri do ti dorėzohėt autoriteteve qė filluan nxitimin. Nėse i pandehuri nuk zihet brenda 4 orėve, pala qė filloi nxitimin do ta lėshojė Kosovėn menjėherė, pėrveē nėse janė ftuar nga ana e AJP-sė apo MI-sė, qė ta vazhdojnė nxitimin e tyre.
ii) Nė rast se nxitimi pason me arrestim, dhe tėrė procedura ėshtė e shkurtė dhe nuk ka kaluar njėorėshin pėr notifikim, pas arrestimit, zyrtarėt Kosovar do tė njoftohėn dhe do tu ipet rasti qė tė takojnė tė arrestuarin para largimit tė tij nga Kosova.
iii) Pėrsoneli qė mirret me nxitim sipas dispozitave tė kėtij neni mund tė jenė vetėm policė civil, mund tė mbajnė vetėm armė tė duhur pėr policėt civil tė rėndomtė (armė brezi, dhe armė me tytė tė gjatė, e cila nuk kalon 7,62 mm), mund tė lėvizin vetėm nė vetura policore me shenja zyrtare, dhe numri i personelit nuk mund tė kalojė tetė veta nė tė njejtėn kohė. Lėvizja nė vetura tė blinduara ėshtė rreptėsisht e ndaluar.
Iv) Rregullatė e njejta do tu takojnė zyrtarėve Kosovar qė marrin pjesė nė nxitimin e ndonjė tė pandehuri nė territorin federal, jashtė Kosovės.
b) Ēdo palė do tė ofrojė nivelin sa mė tė lartė tė ndihmės reciproke lidhur me ēėshtjet e kontrollimit tė zbatimit tė ligjeve si pėrgjigje nė kėrkesė tė dhėnė.
Neni Vi: Sigurimi i Kufijnėve Ndėrkombėtar
Qeveria e RFJ-sė do tė kujdeset pėr pikat kalimtare zyrtare nė kufirin e saj ndėrkombėtar (me Shqipėrinė dhe FYROM-in)
Pėrsoneli i Organizatave tė pėrmendura mė poshtė mund tė jetė prezent pėrgjatė kufinjėve ndėrkombėtar tė Kosovės dhe tek pikat kalimtare ndėrkombėtare dhe nuk mund tė veprojnė jashtė pushtetit tė pėrshkruar nė kėtė Kapitull.
Policia Kufitare e Republikės sė Serbisė
Policia kufitare do tė vazhdojė tė ushtroj autoritetin e vet nė kufirin ndėrkobėtar tė Kosovės dhe nė lidhje me zbatimin e ligjeve tė RFJ-sė pėr imigracion. Numri i pėrgjithshėm i policėve kufitarė do tė zvogėlohėt nė 75 brenda ditėve pas hyrjes nė fuqi tė kėsaj Marrėveshje.
Duke mbajtur numrin e pėrsonelit kufitar tė specifikuar nė paragrafin (i) radhėt e Policėve Kufitarė ekzistues qė veprojnė nė Kosovė do tė zmadhohėn nga radhėt e rekrutėve tė rinjė, ashtu qė tė pėrfaqėsojnė popullatėn e Kosovės.
E tėrė policia Kufitare e stacionuar nė Kosovė duhėt tė vijojė stėrvitjėn nė Akademinė Policore nė Kosovė brenda 18 muajve pas hyrjės nė fuqi tė kėsaj Marrėveshje
(b)Zyrtarėt Doganorė
Shėrbimi Doganor i RFJ-sė do tė vazhdojė tė ushtrojė juridiksionin nė pikė-kalimet kufitare ndėrkombėtare zyrtare tė Kosovės, dhe nė depotė doganore si tė jetė e nevojshme nė Kosovė. Numri i pėrgjithshėm i pėrsonelit doganor do tė zvogėlohet nė 50, brenda 14 ditėve pas hyrjės nė fuqi tė kėsaj Marrėveshjeje.
Oficerėt Shqiptarė tė kosovės tė Shėrbimit doganor do tė ushtrohėn dhe tė shpėrblehėn nga RFJ-ja.
(c) CIM-i do tė bėjė shqyrtimin periodik tė nevojave tė policėve kufitar dhe doganorė dhe do tė kenė autoritet qė tė rrisin apo zvogėlojnė numrin e pėrsonelit tė
|